Bota
Charles-de-Gaulle në Hormuz/ Irani: Disa pjesë të propozimit të SHBA janë të papranueshme
Aeroplanmbajtësja franceze Charles-de-Gaulle po shkon për t’u pozicionuar paraprakisht në rajonin e Gjirit në përgatitje të një misioni, të promovuar nga Londra dhe Parisi, që synon rivendosjen e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.
Agjencia e lajmeve Tasnim e Iranit raportoi, duke cituar një “burim të informuar mirë”, se “propozimi amerikan përmban disa klauzola të papranueshme”.
Nga ana tjetër, Presidenti Donald Trump ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e hapur për të gjitha anijet, përfshirë ato iraniane, nëse Teherani pranon kushtet që janë aktualisht në diskutim me Uashingtonin.
“Duke supozuar se Irani pranon të zbatojë atë për të cilën është rënë dakord, gjë që ndoshta është një shans i pakët, Furia Epike tashmë legjendare do të marrë fund”, deklaroi Trump në Truth. Megjithatë, presidenti amerikan paralajmëroi se nëse Irani nuk e pranon marrëveshjen, “bombardimet do të fillojnë”, duke shtuar se veprimet ushtarake do të kryhen “në një nivel shumë më të lartë dhe me intensitet shumë më të madh se më parë”.
“Shtëpia e Bardhë beson se është afër arritjes së një marrëveshjeje me Iranin mbi një memorandum mirëkuptimi prej 14 pikash për t’i dhënë fund luftës” – Raporton Axios, duke shtuar se Uashingtoni pret përgjigjen e Teheranit brenda 48 orëve të ardhshme. Marrëveshja përfshin angazhimin e Iranit për një moratorium mbi pasurimin bërthamor, miratimin e SHBA-së për heqjen e sanksioneve dhe lirimin e miliarda dollarëve në fondet e ngrira iraniane, si dhe heqjen e kufizimeve të tranzitit përmes Ngushticës së Hormuzit nga të dyja palët.
Burime pakistaneze të cituara nga Reuters konfirmojnë progresin: – “Jemi pothuajse atje, do ta mbyllim çështjen shumë shpejt.”
Nderkohë tregjet e aksioneve janë euforike, teks nafta po bie nën 100 dollarë