Kronike
Vrasja e Xhemal Metës nga fqinji, djali i viktimës: S’e mendonin kurrë, e kemi ndihmuar
Gjykata e Apelit ka dënuar me burgim të përjetshëm 64-vjeçarin Isuf Hasa, i akuzuar për vrasjen e fqinjit të tij, 81-vjeçarit Xhemal Meta, një ngjarje e rëndë e ndodhur në janar të vitit 2025. Në emisionin me “Me Zemër të Hapur” me Evis Ahmetin, ka folur për herë të parë djali i viktimës.
Ai u shpreh se, motivi i vërtetë ishin paratë që i duheshin, ka qenë diçka e paramenduar se ka pasur çekiçin me vete, kanë pirë edhe kafen në mëngjes.
Sipas dosjes hetimore, i moshuari u godit brutalisht me çekiç brenda banesës së tij, ndërsa motivi i krimit dyshohet të ketë qenë grabitja e parave. Vendimi i Apelit ndryshoi dënimin e shkallës së parë prej 25 vitesh burg, duke e cilësuar ngjarjen me rëndësi të veçantë dhe duke dhënë dënimin maksimal, burgim të përjetshëm.
“Vendimin e pritëm shumë mirë. Ka qenë një njeri që e kemi ndihmuar. Familja na kanë kërkuar me u takuar por nuk kemi pranuar. Atë ditë që ndodhi vrasja lashë vëllain e tij në shtëpi, nuk na shkonte kurrë mendja. I ka bërë nderë të gjithë zonës, të gjithë fshatit. Motivi i vërtetë ishin paratë që i duheshin, kreditë që kishte pasur, ky është dyshimi ynë. Ka qenë diçka e paramenduar se ka pasur çekiçin me vete, kanë pirë edhe kafen në mëngjes. Me vete ka pasur rreth 4 milion, se ka pasur shitur edhe disa dele. Grabitja ishte motivi. Ai e dinte ku i mbante paratë sepse nuk ka pasur paratë në xhep, por edhe para të tjera…”, tha ai.