Bota
A do të shohë lu’fta Rusi-Ukrainë “dritë në fund të tunelit”?
Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës, ka gjasa të jetë pranë fundit. Kjo pasi ka qenë vet Vladimir Putin, ai i cili ka dhënë “dritë në fund të tunelit”, teksa ka komentuar para gazetarëve propozimin e Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, për të filluar dialogun me Moskën. Ku deklaroi se “konfliktit po i vjen fundi”.
Më tej Putin shtoi se Kremlini “nuk ka refuzuar kurrë” të negociojë me Brukselin, duke thënë se do të preferonte “ish-kancelarin gjerman Schroeder si negociator ose në të kundërt BE, le të zgjedhë një udhëheqës të cilit i besojnë.”
“Ne dhe Evropa gjithmonë i kemi ndërtuar marrëdhëniet tona mbi parimet e respektit të ndërsjellë. Shpresoj që të ketë filluar të kuptohet se ky qëndrim ishte një gabim dhe se do të vazhdojë të rritet e të forcohet, dhe se përfundimisht do të jemi në gjendje të rivendosim marrëdhëniet me shumë nga vendet që aktualisht po përpiqen të tradhtojnë besimin tonë”, deklaroi Putin.
Duke theksuar më tej se, pavarësisht përpjekjeve të ndërmjetësimit të vendeve të tjera, sidomos të SHBA, zgjidhja e luftës është kryesisht një çështje për Moskën dhe Kievin. Ai nuk e përjashtoi një takim me Zelenskyn, por vendosi kushte.
“Nëse pala ukrainase, domethënë z. Zelensky, është gati të zhvillojë një takim personal në mënyrë që unë të mund të marr pjesë në këtë ngjarje ose të nënshkruaj diçka, kjo duhet të jetë pika e fundit, jo pjesë e negociatave”, tha presidenti rus.