Kosova
KURTI DONTE TE ISHA POLITIKANE KUKULL
Ish presidentja e Kosoves Vjosa Osmani tha se për sa kohë ishte në postin e kreut të shtetit, Albin kurti donte vetëm një politikane-kukull, pa fuqi në vendimmarrje dhe pa ndikim në arenën ndërkombëtare. Madje, sipas saj, sjellja e kurtit cënoi rënd marrëdhëniet me aleatin historik, SHBA-të.
“Një shtet serioz nuk i teston aleatët e lirisë, por punon bashkë me ta në mbrojtje të sovranitetit, integritetit territorial dhe kushtetueshmërisë së vendit tonë. Sepse historia jonë dëshmon se sa herë kemi qenë pranë aleatëve tanë kemi fituar e sa herë egoja është vendosur mbi shtetin, kemi paguar çmim të lartë.“- theksoi Osmani duke shtuar se qëndrimi i saj në krye të shtetit ishte pengesë për Kurtin sepse gjatë mandatit të saj partneriteti me washingtonin u bë më i fortë se kurrë.
“Kurti më pa si pengese sepse teksa isha presidente, partneriteti me ShBA-të u bë më i fortë se kurrë, Bashkimi Europian nisi të hiqte masat kundër Kosovës dhe rruga drejt NATO-s nuk ishte më slogan, por proces real e i mbështetur nga aleati ynë strategjik. Kush do ta kishte imagjinuar se të gjitha këto do bëheshin pengesë e frikë”- deklaroi Osmani.
Kritike në qëndrimin e saj, ish presidentja tha se politika duhet të jetë mbi çdo person dhe interes personal dhe se Kosova sot gjendet përballë dy rrugëve: izolimit dhe krizës politike ose stabilitetit dhe forcimit të shtetit përmes aleancave ndërkombëtare.