Politike
Meta sqaron nga burgu “sms” për 200.000 eurot: Daton në 2009 kur kam qenë thjesht deputet
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një reagim zyrtar nga qelia, për lajmin që u raportua dje nga salla e gjyqit, kur prokurori Sotir Kllapi deklaroi se SPAK kishte administruar një mesazh mes Metës dhe Ismailaj, ku flitej për 200.000 euro.
Ai ka marrë indicie edhe nga një deklaratë e gazetarit Enton Abilekaj, për këtë mesazh, Ilir Meta thotë se pa u thelluar si në aspektin ligjor apo procedurial se çfarë konsiderohet provë, se si merret, administrohet apo përdoret ajo, siguron se “eurot” ekzistojnë vetëm në dëshirën dhe imagjinatën e prokurorëve, siç ai dhe avokati e kanë provuar edhe gjatë gjykimit në seancën paraprake.
“Është e qartë se edhe në fabrikimin e një “sms” të tillë të pretenduar, nuk ka as euro, as dollarë, as lekë dhe as fletëpalosje, apo postera, meqënëse mesazhi i pretenduar koinçidon me Qershorin 2009 para zgjedhjeve parlamentare kur unë kam qenë thjesht një deputet opozitar dhe pa asnjë funksion qeveritar. Po kështu, çuditërisht nga pala marrëse e kësaj “sms” nuk ka asnjë përgjigje apo reagim (!!!) Ndërkohë që nuk ka asnjë garanci se kjo “sms” është dërguar nga unë”, thotë ai.
Ilir Meta zbulon për herë të parë se në gjyqin ndaj tij, si dëshmitar është edhe gazetari i njohur Baton Haxhiu, për të cilin presidenti sqaron se ëhstë përfshirë në hetime nga SPAK dhe jo nga ai personalisht.
“Jo vetëm kaq, por Z. Baton Haxhiu është bërë pjesë e hetimeve ndaj meje, jo nga unë, por nga SPAK-u dhe do kem fatin të çmallem me të në sallën e gjykimit. E siguroj Z. Baton Haxhiu se cilësia e hetimeve është edhe më e rëndë se cilësia e zbardhjes së dëshmisë së tij të publikuar nga SPAK-u dhe jo nga unë”, zbulon ai.
Kreu i Partisë së Lirisë thekson se DIA është regjistruar në Shqipëri 14 muaj pas kësaj “sms”-je të fabrikuar, ndërsa marrëveshjen me CEZ-in e ka lidhur 15 muaj pas kësaj “sms”, ndërsa pagesat e para nga CEZ-I i ka marrë 17 muaj pas kësaj “sms”.
“Kjo lloj “sms” është bërë lajm që para 15 vitesh dhe e kanë marrë seriozisht vetëm ata që u ka “pëlqyer” për lojë politike. Ndoshta prokurorët më ngatërrojnë me Edi Ramën që shpall me firmën e tij fituese kompani që lindin vetëm 8 muaj më pas dhe dëmtojnë rëndë financat publike”, vijon më tej Ilir Meta.
Ai ka ndjekur emisionet e mbrëmjes dhe ka një përgjigje edhe për gazetarët e tjerë, Artan Hoxha, Ylli Rakipi, etj, si më, poshtë:
“???????? ???????????? ???? ???????????????? ????????????????????̈???????????????????????? ????????????-???????????? ????????????????̈???? ???? ????????????????̈ ????????̈ ???? ???????????????????????????? ????????????????, ???????????? ???????????????? ???????????? ???? ???????????????? ????????????????????̈???????????????????????? ???? ???? ???????????????????????? ????????????????, ???? ???????? ???????????????????????????????????? ????????????????????̈ ????????????????????̈ ???????????????????? ???? ????????????????????????????̈ ???? ????. ???????????????????????????????? ???????????????????????????????? ????????̈ ???????????????????????????????????? ???? ????????????-????, ???????????? ???????????????? ???????? ???????????????? ???? ???????????????????????????????????????????? ????????̈ ????????????-???? ???????? ????????????-????????, ????. ???????????????????? ???????????????????? ????????̈ ???? ???????????????????????????? ???? ????????????, ????????̈ ???? ???????? ???????? ???????????????????? ???????????????? ???????????????????????????????? ???????????????????????????????? ????????̈ ????. ???????????????????????????????? ????????̈ ????????????????????̈.
Ato janë bërë publike nga Z. Tedi Blushi në media, por unë do t’i kërkoj t’ua dërgoj të plota edhe juve, Z. Baton Haxhiu, Z. Ylli Rakipi dhe padyshim edhe Z. Artan Hoxha, i cili sipas të dhënave të mia është prezantuar me Z. Elvis Mataj pas prillit të vitit 2014.
Në këto e-maile do të gjeni edhe emrat e zyrtarëve çekë apo shqiptarë që sipas Elvisit u ishte premtuar ryshfet apo pagesë si shpërblim.
Aty do të gjeni edhe nominalisht emrin edhe të një ministri të asaj kohe, i cili ka patur lidhje të afërt me Z. Ismailaj që në kohën kur punonin bashkë për Ministrinë e Punës Sociale.
Po kështu, do i kërkoj Z. Blushi që t’ju dërgojë edhe juve personalisht, por edhe Z. Baton edhe Z. Artan Hoxha dëshminë e dhënë nën betim në 20 Dhjetor 2011, para Prokurorisë së Tiranës nga Z. Josef Hejsek se si është përzgjedhur DIA falë garancive të marra nga DIA e Uashingtonit, e cila kishte ofruar edhe garanci nga përvoja e kompanive amerikane që punonin në Çeki.
Po kështu, meqenëse Z. Hoxha përmendi edhe Znj. Rebecca, do i kërkoj Z. Blushi t’ju dërgojë e-mailin që ajo i nis Z. Oligert Kume, Drejtor Rajonal i DIA-s, ku injoron shqetësimet e drejtuesve çekë që merreshin me Shqipërinë dhe e garanton se shefat kryesorë në Pragë të CEZ-it kishin mendim shumë të mirë për punën e DIA-s dhe se ajo do të blinte edhe në Shqipëri, por me çmimin që donte ajo dhe jo shefat e CEZ-it në Pragë.
Por që të mos zgjatem te kjo çështje e stërgjykuar që nuk ka asnjë lidhje me mua dhe funksionet e mia, ju duhet ta keni të qartë se ajo “sms” e fabrikuar u rishpërnda nga mediat e regjimit për të fshehur të vërtetën që nuk duhet të buçasë dhe ulërijë, por të mbulohet me “gjethe fiku” dhe të fiket.
Pra, faktin se edhe si në seancën paraprake, Prokurori edhe në seancën e fundit të gjykimit në themel, deklaroi me zë të ulur se nuk ekzistonte më akuza për korrupsion e pastrim parash, për lobimin me McKeon Group, pasi ishte vërtetuar se kishte vetëm një pagesë të ligjshme prej 15 mijë dollarësh, siç unë kam deklaruar që në vitin 2017, kur revista amerikane “Mother Jones” u hap me shpifjen se unë kisha paguar 1 milion dollarë për të bërë një foto “të pabërë” me Presidentin Tramp.
Po kështu, në Maj 2022 gazeta bulevardeske austriake “Kronen Zeitung”, u hap në faqe të parë me këtë shpifje dhe foton time, ndërkohë që unë isha President i Republikës.
Përmenda vetëm këto të dyja, sepse në Shqipëri ky lajm është shpërndarë dhe rishpërndarë me dhjetëra herë.
Bazuar mbi këto media, na regjistrohet edhe një kallëzim nga një person i njohur si kontigjent policie dhe formulohet edhe një akuzë bombastike për të justifikuar rrëmbimin para zgjedhjeve.
Por pas zgjedhjeve akuza rrëzohet, jo vetëm se ishte shpifje, por na dilnin edhe nja dy dëshmitarë të rremë ose me “demencë” siç ka dalë moda tani.
Ju me të drejtë thatë dje se u ngarkua perceptimi për Metën shumë i madh dhe tani s’po gjejmë lekët.
Po pse i dashur Enton, unë e pagova “Mother Jones” për të shpifur kundër meje?
Apo “Kronen Zeitung” dhe dhjetëra media dhe portale në Shqipëri ?
Po pse i dashur Enton, a mos kujtoni ju se kur unë u thirra në SPAK për këtë çështje, a nuk ua dhashë edhe provat se si e kisha denoncuar greko-amerikanin Fidetzis te Presidenti i McKeon Group pasi kishte regjistruar kontratë në emër të LSI në FARA, pa dijeninë dhe autorizimin tim dhe të LSI.”