Connect with us

Bota

Hap pozitiv, Irani nis negociatat me Evropën për kalimin e anijeve në Hormuz

Disa vende evropiane kanë nisur bisedimet me Iranin lidhur me kalimin e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit, raportoi televizioni shtetëror iranian.

Sipas medias iraniane, pas lejimit të kalimit të anijeve nga disa vende të Azisë Lindore, përfshirë Kinën, Japoninë dhe Pakistanin, tashmë edhe shtete evropiane kanë hyrë në negociata me Marinën e Gardës Revolucionare Islamike për të marrë autorizim tranziti.

“Pas kalimit të anijeve nga vendet e Azisë Lindore, veçanërisht Kina, Japonia dhe Pakistani, sot morëm informacion se evropianët kanë filluar gjithashtu negociatat me Marinën e Gardës Revolucionare” për të marrë leje tranziti, raportoi televizioni shtetëror, pa specifikuar se cilat vende.

Televizioni shtetëror nuk bëri të ditur se cilat vende evropiane janë përfshirë në këto kontakte.

Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të naftës dhe gazit. Irani vendosi bllokadën e ngushticës pas sulmeve të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Një armëpushim hyri në fuqi më 8 prill me ndërmjetësimin e Pakistanit, megjithatë negociatat pasuese ende nuk kanë prodhuar një marrëveshje përfundimtare.

Ndërkohë, që prej 13 prillit, SHBA-ja ka vendosur një bllokadë detare që synon trafikun iranian në zonën e ngushticës.

Hap pozitiv, Irani nis negociatat me Evropën për kalimin e anijeve

Advertisement