Kronike
PLAGOSET ME ARME ZJARRI EFEKTIVI I POLICISE-DETAJE
Një efektiv policie është plagosur me armë zjarri gjatë natës në zonën e Shkozës në Tiranë, ndërsa ndodhej jashtë shërbimit.
I plagosuri është identifikuar si Anxhelo Kumaraku, rreth 30 vjeç, i cili sipas burimeve është qëlluar në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën pas transportimit në spital.
Sipas informacioneve paraprake, efektivi ndodhej pranë banesës së tij i shoqëruar nga një fqinj, person me masë sigurie “arrest shtëpie” për armëmbajtje pa leje.
Hetuesit dyshojnë se objektiv i atentatit ka qenë pikërisht fqinji i policit, ndërsa ngjarja mund të lidhet me prishje pazare droge me persona të tjerë.
Burime hetimore bëjnë me dije se ende nuk është sqaruar arsyeja pse efektivi i policisë ndodhej në shoqërinë e këtij personi, i cili në momentin e ngjarjes kishte shkelur masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Po ashtu, dyshohet se polici nuk kishte njoftuar autoritetet për thyerjen e kësaj mase.
Pas ngjarjes, Policia ka ngritur pika kontrolli dhe ka nisur kontrolle intensive në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në një njoftim zyrtar, Policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10 në zonën e Shkozës, ndërsa grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes.
Burime të tjera kanë dhënë detaje të reja në lidhje me plagosjen e efektivit të policisë, Anxhelo Kumaraku, teksa raportohet se autorë të dyshuar janë dy vëllezër që dyshohet se kanë pasur një konflikt për borxh me fqinjin e policit. Në kohën e ngjarjes, Kumaraku ka qenë i shoqëruar nga fqinji i tij, i cili kishte thyer masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.
Para rreth 5 muajsh për këtë konflikt ai i ka dhunuar vëllezërit dhe në shenjë hakmarrje ata dyshohet se kanë tentuar ta qëllojnë mbrëmjen e së dielës, por plumbat kapën policin. Ne momentin e ngjarjes ata kanë qenë në rrugicën e shtëpisë. Sakaq polici ka deklaruar se me personin që ishte objektiv janë shok fëmijërie