Bota
Pamje nga masakra me 4 viktima në Turqi! Dalin edhe fotot e viktimave
Turqia është tronditur sërish nga një sulm i rëndë me armë, këtë herë në distriktin Tarsus të provincës jugore të Mersinit, ku katër persona humbën jetën dhe tetë të tjerë mbetën të plagosur pas një serie sulmesh të armatosura në disa zona të ndryshme.
Sipas mediave turke, autori i dyshuar, i identifikuar me inicialet M.Ö., hapi fillimisht zjarr në një restorant në lagjen Kadelli Dörtler. Ai mbërriti me automjet pranë lokalit në pronësi të Sabri Pan dhe qëlloi ndaj personave që ndodheshin jashtë ambienteve.
Si pasojë e sulmit, pronari i restorantit, Sabri Pan, ndërroi jetë në spital, ndërsa punonjësi Ahmet Ercan Can humbi jetën në vendngjarje.
Pas atentatit në restorant, autori u largua me makinë dhe vijoi sulmet në zona të tjera të Tarsusit. Në lagjen Kaburgediği ai vrau Yusuf Oktay, një të ri që po kulloste bagëtitë, ndërsa në Yenimahalle qëlloi për vdekje shoferin e kamionit Abdullah Koca pranë banesës së tij.

Gjatë arratisjes, autori plagosi edhe tetë persona të tjerë përgjatë itinerarit të tij, ndërsa autoritetet paralajmëruan se bilanci i të plagosurve mund të rritet.