Kronike
Ja kush është 62 vjeçari që humbi jetën tragjikisht nga përplasja e dy makina
Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me aksidentin fatal të ndodhur në unazën perëndimore të qytetit të Shkodër, ku një person që ecte me biçikletë humbi jetën nga përplasja e dy makinave.
Bëhet fjalë për shtetasin Shkëlqim Krasniqi, 62 vjeç, banues në Shkodër.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Siç shihet nga pamjet, personi me biçikletë ishte duke ecur në anë të rrugës, ndërsa paralel me të një makinë e bardhë Ford, që drejtohej nga shtetasi Fatbardh Lishi.
Ndërkohë përballa me shpejtësi vjen një makinë Benz, e drejtuar nga Adnand Galica, i cili sapo kishte bërë një parakalim, por për shkak të shpejtësisë është përplasur kokë më kokë me makinën tjetër.
Për pasojë humbi jetën personi me biçikletë, ndërsa dy shoferët mbetën të plagosur.
Rreth orës 08:10, në unazën perëndimore të qytetit të Shkodrës, automjeti me drejtues shtetasin A. G. ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin F. L. dhe më pas ka përplasur edhe një shtetas që lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi që lëvizte me biçikletë, rreth 50 vjeç, si dhe janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit e automjeteve.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.