Connect with us

Aktualitet

“Trajtim poshtërues”/ Shqipëria reagon ndaj autoriteteve izraelite pas publikimit të pamjeve

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas publikimit të pamjeve ku shfaqen aktivistët e ndaluar të flotiljes për Gazën duke u trajtuar në mënyrë poshtëruese nga autoritetet izraelite. Mes tyre është një shqiptar.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, Hoxha i cilësoi pamjet “tronditëse dhe të papranueshme”, ndërsa theksoi se çdo person i ndaluar duhet të trajtohet me dinjitet dhe në përputhje me të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar.

Imazhet e publikuara nga Ministri Itamar Ben-Gvir që tregojnë trajtimin poshtërues të aktivistëve të ndaluar të flotiljes janë tronditëse dhe të papranueshme.

Të gjithë personat e ndaluar duhet të trajtohen me dinjitet dhe në respekt të plotë të të drejtave të njeriut, ligjit ndërkombëtar dhe ligjit humanitar.

Kam udhëzuar Ambasadën tonë në Tel Aviv që të mbetet në kontakt dhe koordinim të ngushtë me autoritetet izraelite në mënyrë që të sigurohet që qytetarit tonë t’i ofrohet ndihma e duhur konsullore, sipas nevojës dhe në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar“, shkruan ministri.

Advertisement