Connect with us

Kronike

SPAK godet një grup kriminal, disa prej anëtarëve të arrestuar jashtë vendit, kryesisht në Itali

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) nisi në orët e para të mëngjesit një operacion në bashkëpunim me Antimafien e Barit për goditjen e një grupi kriminal të dyshuar për pastrim të parave.

Në total janë lëshuar 14 masa sigurie, nga të cilat 10 ‘arrest me burg’, 6 të ekzekutura në Itali dhe 4 në Shqpëri, 1 ‘arrest shtëpie’ dhe 3 ‘detyrim paraqitje’.

Në pranga ka rënë Ergys Kastrati alias Bishja, i cili prej 2 vitesh është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, gruaja e tij dhe 2 shoferë që trnasportonin para. Bishja u arrestua në një vilë pranë TEG-ut.

Në Itali masa e sigurisë i është komunikuar kreut të grupit kriminal Igli Kamberi, i arrestuar në korrik 2025 në Hungari i dyshuar ndër të tjera edhe për vrasjen e një 26-vjeçari në Berletta të Italisë në vitin 2025.

Ishin hetimet për këtë vrasje që çuan në zbulimin e këtij rrjeti kriminal dhe aktivitetit të apstrimit të parave, të cilat nga Italia sillshin në Shqipëri me mjete të ndryshme transporti.

Mbi 680 mijë euro të sekuestruara në pikën kufitare të Muriqanit ndërsa po tentohej të futeshin në Shqipëri me një automjet, dyshohet se i përkasin pikërisht grupit të Kamberit.

Igli Kamberi dyshohet si kreu i grupit kriminal me veprimtari në fushën e pastrimit të parave.

Atij i është komunikuar në Itali masa e sigurisë ‘arrest me burg’, teksa është i arrestuar ndër të tjera pasi dyshohet si i përfshirë në vrasjen e parukierit 26-vjeçar nga Barletta Francesco Diviesti, i cili u zhduk më 25 prill 2025 dhe u gjet i vdekur katër ditë më vonë.

Trupi i tij gjysmë i djegur, me plagë nga arma e zjarrit, u gjet në një rrënojë në fshat midis Canosa di Puglia dhe Minervino Murge, në zonën veriore të Barlettës. Kamberi u arrestua në Roske të Hungarisë teksa ishte nisur me autobus drejt Shqipërisë.

 

 

Advertisement