Connect with us

Kronike

Në kërkim nga SPAK për grup kriminal, arrestohet në Spanjë 49-vjeçari që ngriti laboratorin e kokainës në Fier

Është arrestuar në Spanjë Kevin Margjoni, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ndaj tij GJKKO kishte vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për trafik droge.

49-vjeçari Margjoni ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa SPAK e konsideron si një nga personat e përfshirë në laboratorin e kokainës të zbuluar në Frakull të Fierit.

Laboratori i kokainës në Frakull konsiderohet një nga goditjet më të rëndësishme të SPAK në muajin mars të këtij viti në luftën kundër trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës dhe Shqipërisë. Margjoni ishte një nga dy personat e shpallur në kërkim, ndërsa më herët ishin arrestuar edhe tre persona të tjerë.

Tashmë pritet bashkëpunimi me autoritetet spanjolle dhe Interpol për ekstradimin e Margjonit drejt Shqipërisë.

Advertisement