Kronike
“Nuk e pashë, ndjeva vetëm përplasjen”/ Dëshmia e regjisorit që aksidentoi për vdekje të miturin
Regjisori Petri Bozo ka dëshmuar para autoriteve lidhur me aksidentin në Elbasan, ku humbi jetën 7-vjeçari.
Në dëshminë e parë dhënë në polici Bozdo mësohet të ketë deklaruar se ai ka qenë me shpejtësi të ulët. Ai ka deklaruar se, ka goditur një objekt të cilion kishte tentuar ta devijojë por nuk ka arritur ti shmanget.
“Kam qenë me shpejtësi të ulët për shkak të kufizuesit të shpejtësisë, ‘policit të shtrirë’ në rrugë. Kam përshëndetur një oficer policie që ndodhej aty. Më pas kam goditur një objekt. Nuk e kam parë çfarë ka qenë, kam tentuar të devijoj kur ndjej përplasjen. Kur kam dalë kam parë fëmijën”, tha Bozo në dëshmi.