Politike
E quajti të “përdalë”/ Kokalari i kthehet ashpër Berishës dhe djalit të tij: Nuk do t’jua fal
Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar pas deklaratës së kryedemokratit Sali Berisha, i cili i quajti atë dhe kandidatët e tjerë që kanë shprehur interes për garën në PD si të “përdalë politikë”.
Teksa i drejtohet me një tag emrit të Shkëlzen Berisha, Kokalari shkruan se Berisha duhet të sqarojë deklaratën e tij, ose në të kundërt do të përballet me një kallëzim në SPAK ose në SHBA.
Më tej, aktivistja shkruan se nuk do t’ua falë as padinë e ngritur ndaj saj në SHBA dhe se, sipas saj, shpifjet ndaj saj “do t’ua nxjerrë nga hundët”.
“Por me këtë lloj fjalori mos guxoni të më drejtoheni mua, sepse nuk do t’jua fal. Dhe kur them këtë, e kam fjalën se nuk do t’jua fal ty dhe Argitës, sepse ky që flet është i mbaruar”, thekson Kokalari.
Postimi i plotë:
Hey Shkelzen Berisha, kujt po i thotë i “përdalë politik” ky?
Bëni mirë të sqaroheni nëse po më kuadroni dhe mua me atë term, sepse si njerëz të tillë ju kam njohur juve dhe ata që ju mbajnë juve akoma aty. (Por jo dhe për shumë kohë)
Ama, nëse yt atë nuk sqarohet publikisht, përgjigjen time siç e dini tashmë shumë mirë, do ta merrni me një denoncim tjetër, qoftë në SPAK, qoftë këtej nga SHBA.
Me mua nuk luan më asnjëri prej jush. Jam shumë e qartë për gjithçka që keni bërë në unison të plotë me disa nga njerëzit më vulgarë të atij vendi këto katër vitet e fundit. Fut këtu edhe padinë qesharake prej $2 milionë ndaj meje në SHBA, e cila shumë shpejt do t’ju dalë nga hundët, si edhe shpifjet e nxjerra nga ai mavria i Hasit që e përdorni si kamikaz politik.
Por me këtë lloj fjalori mos guxoni të më drejtoheni mua, sepse nuk do t’jua fal. Dhe kur them këtë, e kam fjalën nuk do fal ty dhe Argitën, se ky që flet është i mbaruar.