Kronike
Zbardhet ngjarja e rëndë në Ulqin/ 46-vjeçari vrau partneren, viktimë 36-vjeçarja nga Lezha
E reja në foto është Dila Ndoj, 36-vjeçarja nga Balldreni i Lezhës, e cila u vra në Mal të Zi nga shoku i saj i dhomës, Bashkim Gashi, 46 vjeç nga Kosova.
Sipas hetimeve paraprake, pas krimit ai i vuri flakën apartamentit ku jetonin në lagjen Kodre të Ulqinit.
Policia malazeze informoi se trupi i 36-vjeçarit u gjet brenda apartamentit i përfshirë nga flakët, dhe autori i dyshuar u arrestua pak më vonë me plagë të marra nga zjarri.
Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë nga autoritetet në Mal të Zi.
Lajmi ka tronditur familjet, të afërmit dhe banorët e zonës së Balldrenit ku jetonte Dila Ndoj.
Mësohet se ceremonia mortore pritet të zhvillohet në qytetin e saj të lindjes, në Balldren të Lezhës, ku familja do të hapë dyert e morgut.