Connect with us

Bota

Trump nuk e firmos marrëveshjen, Teherani: SHBA-ja duhet të heqë dorë nga kërkesat maksimaliste

Teherani i ka bërë thirrje Uashingtonit të heqë dorë nga kërkesat e tij “të tepërta” në negociatat për t’i dhënë fund luftës, ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump thotë se po përgatitet të marrë vendimin e tij “përfundimtar”.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, në një bisedë me homologun e tij nga Omani deklaroi marrëveshja përfundimtare varet nga një ndryshim qëndrimi nga pala amerikane.

“Arritja e një marrëveshjeje përfundimtare varet nga një ndryshim qëndrimi nga pala amerikane”, tha Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.

Pavarësisht pritshmërive të larta për një zhvillim përfundimtar dhe historik, mbledhja 2-orëshe e së premtes në Situation Room të Shtëpisë së Bardhë nuk dha përgjigjen e shumëpritur nëse Presidenti Donald Trump synon të miratojë marrëveshjen e mundshme me Iranin.

Negociatorët e të dy vendeve kanë punuar intensivisht ditët e fundit mbi një projekt-marrëveshje, por qëndrimi përfundimtar i udhëheqjes amerikane mbetet ende i paqartë, duke mbajtur të hapur pasigurinë për hapat e ardhshëm.

 

Advertisement