Connect with us

Pinknews

Zyrtarisht të ndarë? Mateo dhe Brikena heqin unazat, gjithçka ishte “show”?

Gjatë javës që lamë pas rrjeti gumëzhiu për ndarjen e njërit prej çifteve më të preferuara të showbizit shqiptar, të cilët u “ribashkuan” me rrugëtimin e tyre në “BBVA5”, Brikena e Mateo, të njohur ndryshe si BriTeo.

Nga fshirja e fotografive dhe dedikimeve të bëra në rrjet ndaj njëri-tjetrit, deri te lëvizja më e fundit: Heqja e imazheve të mëparshme profileve të tyre. Deri dje faqja e Instagramit e të dyve kryesohej nga imazhe ku ata shfaqeshin krah njëri-tjetrit.

Pas shumë aludimeve nëse dyshja i ka dhënë fund për të dytën herë romancës së tyre, mesa duket e vërteta po del në pah.

Postimi më i fundit i Mateos jep një mesazhi nënkuptuar për përdorimin e vitaminave dhe mineraleve, ku trajneri personal jep këshilla se si të kujdesemi për veten, por postimi i tij është marrë si një mesazh i nënkuptuar për ndarjen nga modelja.

“Kohët e fundit nuk kam qenë aq aktiv sa do të doja në jetën time profesionale, por mezi pres të rikthehem në rutinën time të stërvitjes. PS: Mos e neglizhoni stërvitjen, ushqehuni shëndetshëm, mbani një regjim të rregullt gjumi dhe kujdesuni për shëndetin tuaj. Merrni vitaminat dhe mineralet e nevojshme sipas nevojave tuaja. Shëndeti mbi të gjitha” shkruan Mateon në Instastoryn e tij të bërë paraditen e kësaj të shtune.

Drama e çiftit që u ribashkuan në “BBVA5”!

Nga ana tjetër,   Brikena mbrëmjen e djeshme postoi në Instatsoryn e saj një  video ku ajo shfaqet duke drejtuar makinën ndërsa në sfond është një nga këngët më të reja të artistes Tayna, teksa dëgjohet pjesa: Nuk kam kohë, më mirë sesa me to…

 

Pas një jave të gjatë ku dysha ishte në qendër të vëmendjes për krisjen e romancës mes tyre, veprimet më të fundit “vulosin” të vërtetën.

Ribashkimi i tyre në “BBVA5” mesa duket nuk ishte shumë i gjatë. Megjithatë, akoma nuk ka pasur një reagim konkret nga ana e tyre që të konfirmohet zyrtarisht ndarja, edhe pse veprat flasin më shumë se fjalët.

Drama e çiftit që u ribashkuan në “BBVA5”!

Drama e çiftit që u ribashkuan në “BBVA5”!
Advertisement