Connect with us

Aktualitet

Zvërnec/ Të rinjt në rrjete sociale ofrojnë 5 mijë euro në këmbim të informacioneve për rojet

Protesta e cila u zhvillua në Zvërnec dhe situata e krijuar mes protestuesve dhe rojeve të sigurisë private ka shkaktuar reagime të shumta qytetare, ndërsa tani është zhvendosur në rrjetet sociale. Përdoruesit e rrjeteve sociale si TikTok, po ofrojnë shuma të larta monetare, duke filluar nga 700 deri në 5000 mijë euro për të dhënë informacione personale të rojeve të policisë private.

Kjo lëvizje erdhi pas reagimit të agresiv dhe të dhunshëm të këtyre të fundit, ndaj protestuesve, ku njëri prej tyre u dhuna dhe u tërhoq zvarrë. Policia ka arrestuar 32-vjeçarin Gerald Biba, personin që goditi me grusht një banor i cili po protestonte kundër ndërtimit të një resorti në Zvërnec të Vlorës.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për “Heqje të paligjshme të lirisë” dhe “Plagosje të lehtë me dashje”. Po ashtu, në proces verifikimi janë edhe dy roje të tjera që dyshohet se ndihmuan autorin./

Advertisement