Aktualitet
Projekti në Zvërnec/ SPAK bllokon 195 milionë dollarë të sheikëve nga Katari
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrë një veprim të rëndësishëm në kuadër të hetimeve për projektin turistik në Zvërnec, duke bllokuar llogaritë bankare të investitorëve nga Katari.
Pak ditë më parë, vëllezërit Khayyat kishin transferuar rreth 195 milionë dollarë në Bankën Kombëtare Tregtare, fonde të planifikuara për blerjen e pronave dhe nisjen e punimeve për resortin e parashikuar në Zvërnec.
Investimi në Zvërnec mbështetet nga sipërmarrësit nga Katari, të cilët janë partnerë biznesi të Jared Kushner.
Për realizimin e projektit, ata kanë krijuar dy struktura biznesi në Shqipëri.
Fillimisht u regjistrua dega e kompanisë Urbacon Trading and Contracting, një nga grupet më të mëdha të ndërtimit në vendet arabe e më pas Sazan Holding, por mesa lihet të nënkuptohet nga drejtësia e re, Prokuroria e Posaçme ka ngritur stekën e preferon që në Shqipëri të qarkullojë vetëm leku cash.