Connect with us

Aktualitet

Detaje nga tragjedia në Shëngjin, 2 viktima, 3 të tjerë jashtë rrezikut për jetën

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku 5 shokë nga Kosova që kishin hyrë në det janë përballur me dallgët e forta.

dyshohet se të rinjtë janë marrë nga rrymat dhe dallgët e detit, ndërsa dy prej tyre, L.A nga Fushë Kosova dhe J.Ç nga Prishtina, kanë humbur jetën.

Tre të tjerët, D.M, A.B dhe D.Rr raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë ndërhyrja e forcave të kërkim-shpëtimit dhe policisë për të sqaruar plotësisht situatën.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët në vijim.

Advertisement