Politike
Protestat masive/ Rama: Arkitektët po ndërtojnë Shqipërinë e re
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në “Bread & Heart” Festival, një ngjarje e re europiane, që bashkon në Tiranë, për të dytin vit radhazi, arkitektë të mirënjohur ndërkombëtarë nga Europa, Azia, Amerika e Veriut dhe Amerika e Jugut.
Ata punojnë në Shqipëri, për të ndarë eksperiencat, për të diskutuar sfidat e zhvillimit urban e social të ditëve të sotme, si edhe për të kontribuar në formulimin e politikave dhe masave në funksion të transformimit të madh të vendit tonë, si Europa e Ballkanit.
Në fjalën e tij, ai vlerësoi të pranishmit dhe shprehu krenarinë për faktin njerëz kaq të shquar të arkitekturës ishin të pranishëm në Tiranë.
“Ndërkohë që merresha me gjëra të tjera, i kërkova bashkëpunëtorëve të më bënin një fjalë, por ishte shumë e gjatë. Ju e dini vlerësimin e madh që unë kam për arkitektët, të cilëve u është dhënë një bekim nga Zoti, sepse të gjithë kanë nevojë për ta. Nuk do të ishim dot këtu, nëse pas kësaj nuk do të ishte një arkitekt. Nuk do të jetonim në një qytet nëse s’do të kishte arkitekt.
Kjo është një arsye shumë e fortë për t’i besuar arkitekturave, si diçka që shkon përtej asaj që shkon si prani fizike. Donim të sfidonim veten dhe të gjithë ju duke zgjedhur një temë që për fat të keq përdoret gjithnjë për tu përballur me arkitektët dhe zhvilluesit, magjitë e kurajës dhe imagjinatës për të ndërtuar realitete të ndryshme.
Kjo na sfidon neve dhe ju për të ndihmuar, për të kuptuar më mirë për kufijtë tanë dhe tuajët. Ruajtja e natyrës duhet të ketë të bëjë edhe me zhvillimin në harmoni me natyrën. Jo për ta vendosur natyrën në shërbim të njerëzve, por edhe e kundërta.
Kujtoj diçka të thënë nga një njeri shumë i çmendur, që nisi si biznesmen në Francë dhe pastaj u vendos në Amerikën Latine, sepse ishte i fiksuar pas shërimit të komuniteteve. Ai thonte se e qëndrueshmja nuk është aspak korrekte në raport me brezat e ardhshme. Çfarë është korrekte në raport me ta, është në raport me natyrën. Këtu kemi arkitektë që vijnë nga të gjitha anët, Europa, Kina, SHBA apo Amerika Latine.
Është një nder për mua që kam këtu pranë dikë që as në ëndrrat e mira më të mëdha nuk e mendoja se do të vinte këtu për të nderuar diçka që unë po e bëja me arkitekte të tjerë, Santiago Calatrava. Ju falënderoj shumë që i keni besuar këtij projekti, jeni këtu dhe e di që në fillim erdhët se ishit kureshtarë të më shihnit mua, por tani nuk ju duhem më, sepse ktheheni për Shqipërinë.
Gjatë gjithë jetës sime kam marrë shumë sulme dhe disa komplimente. Është ndjesi e madhe të shohësh njerëz që hyjnë në shtëpi pasi ia fshiu tërmeti, kjo të bën t’i zhvlerësosh sulmet. Dua të ndaj me ju komplimentin më të madh që kam marrë nga një udhëheqës i madh në një vend shumë të pasur jashtë Europës, gjithashtu i apasionuar pas arkitekturës, por me shumë para për t’i bërë gjërat.
I dërgova foto të festivalit të parë dhe punë tuajat. Ai përgjigjet me “emoji”, nuk flet fort. Ai më tha: Uau, Albania, një ditë dua të ulemi së bashku dhe të më tregosh si e bën të gjithë këtë pa para. Ishte mesazhi më i gjatë që mora nga ai”, tha Rama.