Pamjet që shihni tregojnë momentin kur autori i vrasjes së policit dhe plagosjen e kolegut të këtij të fundit, del nga spitali dhe hipën në ambulancë, për t’u transportuar te spitali i Traumës.
Siç shihet nga pamjet, familjarë të policit të vrarë, por dhe atij të plagosur ndodhen jashtë ambienteve të spitalit të Korçës, ndërsa kanë lëshuar mori sharjesh në drejtim të Violand Braçellari. “Çfarë i bëre?”, shpërthejnë ata, duke vijuar me sharje të rënda.
Në një moment, familjarët e viktimës tentojnë që t’i afrohen derës së ambulancës, por nuk lejohen nga efektivët e policisë.
