Kronike
Rrëmbimi dhe zhdukjen e Eglant Koçi/ Publikohet fotoja e autorit të dyshuar
Personi që po shikoni në foto është Armand Shakaj, personi i dyshuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e postierit Eglant Koçit. Nga kontrollet e policisë në terren dhe pamjet e kamerave të sigurisë, policia ka gjetur prova që shtojnë dyshimet se 34-vjeçari është vrarë dhe se shoku i tij ka zhdukur trupin, duke e transportuar me një makinë.
Lidhur me ngjarjen policia ka vënë në pranga Enea Zyferi, i cili dyshohet se ka përkrahur autorin, ndërsa në kërkim ka shpallur 41-vjeçari Armand Shakaj, që mendohet se ka rrëmbyer të riun. Në momentin e ngjarjes ka qenë edhe Enea Zyferi, i cili punonte kamarier në një bar në pronësi të autorit dhe që ndodhet pranë vendit të ngjarjes.
Koçi për herë të fundit është parë në Sheshin Wilson dhe më pas u denoncua nga familjarët e tij, pasi nuk u është përgjigjur thirrjeve. Blutë ndërkohë po kryejnë kontrolle në rrethinat e Tiranës për gjetjen e trupit të të riut.