Politike
Koordinatorët e protestës kërkojnë tryezë popullore me 200 përfaqësues
Protesta e qytetarëve e cila nisi me kërkesën për anulimin e projektit të Zvërnecit, kaloi në shprehjen e pakënaqësisë së qeverisjes gjatë këtyre viteve. Thirrjes “Anulo projektin” iu bashkua edhe “Edi Rama, jep dorëheqjen”.
Dy prej aktivisitvë kryesorë që bënë thirrje për masivizim të protestës janë Luciana Kokaj dhe Edviol Kulluri. Kokaj mbron dhe po proteston prej muajsh për situatën e krijuar në Rrjoll, ku banorët pretendojnë se po iu grabitet prona nga biznesmeni Bashkim Ulaj. Ndërsa, Kulluri iu bashkua protestës kundër zhvillimit të projektit në Zvërnec.
“Unë jam 32 vjeçe, kam një djalë të vogël dhe punoj ëeb developer freelancer, prej 4 muajsh kam stopuar çdo gjë. Në përballje me policinë dhe rojat private në Rrjoll, u ndjeva unë e tërhequr zvarrë nga video në Zvërnec. Nisi spontanisht me kërkesën për të dalë para drejtorisë së policisë dhe çdo gjë është e qytetarëve“, tha Luçiana Kokaj-aktiviste.
Kordinatorët e protestës duan një tryezë popullore me 200 përfaqësues. Edviol Kulluri tha se sheshi është i të gjithëve, ndërsa shoi se qytetarët nuk dëshirojnë që të uzurpohet ajo që po vjen prej klasës së vjetër.
“Jemi diku 30-70 veta aktiv por edhe të tjerë më pak aktivë, por ky është shpërthim i popullit me kauza të ndryshme nga krahina të ndryshme. Mendoj të jetë një tryezë popullore me 100 përfaqësues, 200 apo më shumë, ku secili të ndihet i përfaqësuar. Sheshi është i të gjithëve. Por nuk duam të uzurpohet ajo që po vjen prej klasës së vjetër”, u shpreh ai