Connect with us

Aktualitet

Flakët përfshijnë byrektoren, dëmtohet ambienti – pa të lënduar

Një vatër zjarri ka rënë këtë të shtunë në një dyqan byrektore në Mamurras.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë shpërthyer brenda ambientit të biznesit, ndërsa dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat kanë ndërhyrë me shpejtësi për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e tyre në objektet pranë.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet e shkaktuara janë vetëm materiale.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në rënien e zjarrit.

Advertisement