Connect with us

Kronike

“E çova djalin në shkollë dhe nuk më u kthye më”, mamaja e Martin Canit fajeson shtetin

Florina Cani, mamaja e Martinit, 14-vjeçarit që humbi jetën pas një suli me thikë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, është e pranishme në protestë, ku mbajti edhe një fjalim në podiumin e improvizuar para kryeministrisë.

Ajo kërkon siguri për fëmijët dhe duke denoncuar gjendjen e arsimit, shëndetësisë dhe institucioneve në vend. Florina Cani tha se prej 18 muajsh proteston për drejtësi dhe rend në gjykata, duke akuzuar qeverinë dhe kërkuar largimin e saj.

“Mendova të bashkohem me ju për fëmijën tim dhe fëmijët shqiptarë kudo që janë. Duam siguri. E çova djalin në shkollë dhe nuk më u kthye më. Jo nga paedukata, por nga pakujdesia e këtyre që kanë degraduar arsimin, shëndetësinë e të gjitha me radhë.

Kam 18 muaj që protestoj dhe më mbushet zemra teksa shoh Tiranën të mbushur me rini. Duam drejtësi dhe rend nëpër gjykata. Poshtë kjo qeveri e krimit, poshtë Edi Rama! Duam drejtësi”, u shpreh ajo.

Advertisement