Connect with us

Kronike

Nuk e lejonin të takohej me vajzat e tij pas divorcit me gruan, si autori vrau ish-kunatin dhe ish-vjehrrin

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin ndaj Besnik Pjetrit, i dyshuar si autor i vrasjes së ish-vjehrrit dhe ish-kunatit të tij në fshatin Grykë Zezë të Lezhës.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 gusht 2022, pranë banesës së viktimave, ku 45-vjeçari dyshohet se kishte zënë pritë duke pritur kthimin e tyre në shtëpi. Babë e bir, Pjetër dhe Gentjan Përjaku, ishin kthyer nga Italia ku jetonin prej vitesh, pasi kishin marrë pjesë në një dasmë në vendlindje.

Ish-dhëndri kishte ndjekur lëvizjet e tyre dhe sapo ata mbërritën në banesë iu afrua dhe hapi zjarr me breshëri plumbash, duke i lënë të vdekur në vend. Dyshohet se krimi i rëndën ka ndodhur nga konfliktet e vazhdueshme që ai kishte me ish-bashkëshorten dhe familjen e saj.

Në vendimin e saj, gjykata ka pasqyruar dëshmitë e familjarëve të viktimave dhe rrethanat e ngjarjes. Sipas dëshmisë së bashkëshortes së viktimës, Pjetër Përjaku mbrëmjen e 29 gushtit 2022 familja ishte kthyer nga Italia dhe kishte shkuar në banesë, kur aty ka mbërritur Besnik Pjetri, ish-dhëndri i tyre.

Ajo ka deklaruar se ai ka qëlluar fillimisht me armë zjarri ndaj Pjetër Përjakut dhe më pas ndaj djalit të tij, Gentjan Përjaku, duke i vrarë të dy dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Gjykata ka argumentuar dëshminë e Besnik Pjetrit, ku ai ka deklaruar se krimi i rëndë ka ardhur pasi familjarët e ish-bashkëshortes nuk e lejonin të takonte vajzën e tij pas divorcit.

“I pandehuri në gjykimin në shkallë të parë ka deklaruar marrëdhënien e tij me bashkëshorten Dorina, shpenzimet dhe boshatisjen e llogarisë prej saj, largimin nga banesa dhe lidhjen me dikë tjetër, ndërsa është denoncuar nga ajo për dhunë ka kryer burg në Itali, ndërsa është rrahur nga vjehrri dhe vëllai i tij në Itali. Ai ka deklaruar se, në vazhdimësi ka kërkuar të takojë vajzat e tij, por nuk është lejuar.

Edhe ditën e ngjarjes ka menduar se, kishin ardhur edhe vajzat e tij dhe ka shkuar për t’i takuar. Ka marrë armën dhe se kudo që do ta kishin thirrur ai do të shkonte i armatosur. Ndërsa ditën e ngjarjes ka parë Pjetrin që ka futur dorën në çantë, Gentin nuk e ka parë fare dhe vetëm pas 3-4 ditësh ka mësuar se, kishin ndërruar jetë 2 persona. Armën e ka hedhur në mal dhe nuk ka ditur nga të shkojë,” argumenton gjykata.

Advertisement