Sport
Holanda fitoi 1-3 kundër Tunizisë
SHBA – Botërori 2026 mbylli llogaritë edhe me Grupin F, teksa mëngjesin e kësaj të premteje me orën shqiptare u zhvilluan dy sfidat e fundit. Holanda fitoi 1-3 kundër Tunizisë dhe si e para e grupit do të përballet në raundin e 1/16-ave kundër Marokut. Ndërkohë që barazimi 1-1 mes Japonisë dhe Suedisë i kalon të dyja skuadrat në raundin e radhës. Japonia ka mësuar se në 1/16-at do të përballet kundër Brazilit. Nga ky grup eliminohet Tunizia.
Në Kansas, Holanda nuk e pati të vështirë dhe fitoi 1-3 kundër Tunizisë. ‘Tulipanët’ kaluan në epërsi pas vetëm tre minutave lojë me autogolin e Skhiri në minutën e tretë. Holanda mbylli llogaritë e ndeshjes në minutën e shtatë me golin e Brobbeyt. Në fillimin e pjesës së dytë afrikanët shkurtuan me Mastourin, por goli shërbeu sa për statistikë pasi Holanda gjeti edhe golin e tretë me autor van Hecken.