Connect with us

Politike

Artan Hoxha: Sa më shumë bie numri i protestuesve, Rama del dhe bën sikur i ka dëgjuar

Në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, është diskutuar për 51 ditët e protestës së qytetarëve.

Analistët e ftuar në studio, kanë debatuar lidhur me protestën, numrin e protestuesve dhe kauzën e tyre.

Debati: 

Artan Hoxha: Për 36 vjet kjo është protesta më masive, më e qëndrueshme që ka qenë ndonjëherë.  Protesta, nuk e kishim parë të dilte Tirana në shesh.  Përpjekja për të gjetur kush erdhi nga jashtë, është e dështuar.  Pse erdhëm në këtë pikë? Sa më shumë bie numri i protestuesve, Rama del dhe bën sikur i ka dëgjuar. Njerëzit i nxorri pakënaqësia. U gjet një sebep, po, ishte pika që mbushi gotën.  Kush është problemi? Ajo ishte një masë njerëzish, që ishin kundër Ramës dhe Berishës. A do ta realizojnë këtë gjë? Do ta shohim, e lehtë nuk është.

Ilir Demalia: Thua doli Tirana. Sa banorë ka Tirana? Sa arriti numri më i lartë?

Ylli Rakipi: Dy të shtuna, ishte numër i pabesueshëm.

Ilir Demalia: Ne gënjejmë veten. Të garantoj unë, sa i gjatë është ? E ke koceptin 100 mijë?

Andi Tela: Ishte numër i pabesueshëm.

Artan Hoxha: Nuk ka patur ndonjëherë kaq shumë njerëz.

***

Ylli Rakipi: Dy javët e para, protesta ishte nga më të bukurat.

Ilir Demalia: Po pse ore?

Ylli Rakipi: Ti thua vetë këtu ka degjeneruar çdo gjë.

Ilir Demalia: Dakord.

Artan Hoxha: Ore mos u tremb se nuk e kanë marrë pushtetin. Ne duhet të kënaqemi që shqiptarët dalin në protestë.

Ilir Demalia: Nuk bëhet me orar kinemaje protesta. Bëhet me përmbysje. Kur janë ngritur atëherë në Ukrainë… Duhet të pranojmë që ky është proces.

Andi Tela: Mos krahaso një protestë në Ukrainë me një në Tiranë, pasi është kontekst krejt tjetër.

Ilir Demalia: Protestat nuk kanë orar kinemaje.

Andi Tela: Këtu ka dalë i gjithë populli.

Ilir Demalia: Ore çfarë thua ti i gjithë populli?

Andi Tela: Po po kanë dalë nga të gjitha shtresat, përfaqësues nga të gjithë shtresat, pasi janë të pakënaqur.

Ylli Rakipi: Madje edhe deputetja Koçeku…

Ilir Demalia: Po të dalë gjithë populli bie qeveria për 24 orë aty.

Andi Tela: Kanë dalë për të ndryshuar mënyrën se si qeveriset.

Ilir Demalia: Kërkesat e tyre janë ju do të ikni, ne do të marrim parlamentin, bizneset, komplet ide përjashtuese.

Artan Hoxha: Jo çdo njeri që flet atje është mendimtar.

Ilir Demalia: Si ma shpjegon ti që Zvërneci, kur ishte tmerri në kanalin e Hormuzit, doli lajmi i parë Zvërneci? Në një kohë që kanali i Hormuzit është problem botëror?

Artan Hoxha: Ti ke thënë 20 vjet shqiptarët nuk protestojnë, tani që dalin në protestë, ti thua kanali i Hormuzit…

Ilir Demalia: Kishte edhe orkestrim aty.

Ylli Rakipi: Ishte familja Trump, dhëndri i Trump erdhi këtu dhe bën çfarë i do…

Ilir Demalia: Jam dakord duhej transparencë. Pse oligarkët rus dhe arabët që kanë ngritur gradaçelat në Londër?

Advertisement