Connect with us

Kronike

Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me barrierat, 28-vjeçarja përfundon në spital

Një aksident rrugor është regjistruar në hyrje të fshatit Stan-Karbunarë, në aksin e vjetër nacional Lushnjë–Berat.

Një automjet që drejtohej nga një 28-vjeçare është përplasur me barrierat anësore të një ure dhe, pas disa rrotullimeve, ka përfunduar i kthyer në njërën anë në mes të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesja e mjetit ka mbetur e plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe kanë ndërhyrë për menaxhimin e trafikut.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të automjetit nga drejtuesja.

Advertisement