Pinknews
“Si ke thënë t’ia gjejmë Bebes një burrë?”, Bebe Rexha publikon video duke folur në shqip me kushëririn
Bebe Rexha ka ndarë së fundmi me ndjekësit një moment të këndshëm familjar, ku shfaqet duke biseduar në gjuhën shqipe me kushëririn e saj tetëvjeçar.
Në videon e publikuar në InstaStory, këngëtarja shqiptare dëgjohet duke biseduar me të voglin, ndërsa në një moment e pyet për një fjali që ai kishte thënë më herët.
“Qysh ke thënë, ‘ishalla do t’i gjejmë Bebes një burrë’? Pse? Se jam e vjetër pak a?”, dëgjohet duke i thënë Bebe Rexha kushëririt të saj, mes të qeshurave.
Më pas, interpretuesja e hitit “I’m Good (Blue)” e pyet të voglin se sa vjeç është. Pasi ai i përgjigjet se është tetë vjeç, Bebe dëgjohet duke i thënë në shqip: “Sa i mençur”.
Momenti ka treguar edhe një herë lidhjen e këngëtares me gjuhën dhe kulturën shqiptare, të cilat ajo vazhdimisht i mban të pranishme në jetën e saj dhe në komunikimin me familjarët.
Bebe Rexha është rritur në një familje shqiptare në New York, ndërsa familja e saj ka prejardhje nga Dibra e Maqedonisë së Veriut.
Artistja amerikano-shqiptare nuk ka hezituar ndër vite të flasë me krenari për origjinën e saj shqiptare, duke ndarë shpesh me ndjekësit momente nga lidhja e saj me kulturën dhe gjuhën shqipe