Sport
Liga e Kombeve/ Italia shkëlqen sërish kundër Turqisë, Montela ne telashe
Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e mbrëmjes në Nations League, me Francën që ka dhuruar spektakël ndaj Belgjikës dhe Italinë që ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme përballë Turqisë.
Kështu, Franca merr një fitore të thellë 4-1 dhe konfirmon forcën e saj në grup, ndërsa Belgjika pëson një tjetër humbje të rëndë.
Fitore edhe për Italinë, e cila ka mposhtur Turqinë me rezultatin 3-1.
“Të Kaltërit” e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kaluan në avantazh në minutën e 26-të. Gianluca Scamacca përfitoi nga asistimi i tij dhe shënoi për 1-0.
Italia e ruajti avantazhin deri në pushim, ndërsa në pjesën e dytë Turqia reagoi dhe barazoi shifrat.
Në minutën e 61-të, Aral Şimşir shënoi për 1-1 dhe i dha shpresë skuadrës turke.
Megjithatë, barazimi zgjati vetëm katër minuta. Në minutën e 65-të, Riccardo Calafiori riktheu Italinë në avantazh, duke shënuar për 2-1 pas asistimit të Nicolò Barellas.
Italia nuk u mjaftua me kaq dhe në minutën e 87-të vulosi fitoren. Francesco Pio Esposito shënoi golin e tretë dhe fiksoi rezultatin përfundimtar në 3-1.
Humbja ka shtuar ndjeshëm presionin mbi Montelën, e ardhmja e të cilit në stolin e Turqisë tashmë vihet në pikëpyetje.
REZULTATET:
League A
Francë 4-1 Belgjikë
Itali 3-1 Turqi
League B
Irlandë e Veriut 0-0 Gjeorgji
Ukrainë 1-2 Hungari
Bosnje-Hercegovinë 1-0 Poloni
Rumani 0-1 Suedi
League C
Qipro 2-1 Letoni
Mali i Zi 0-0 Armeni