Connect with us

Kronike

Të dy bashkëshortët u paraqitën në spital, burri goditi me thikë në kokë gruan

Një konflikt familjar ka përfunduar me plagosjen e dy bashkëshortëve në lagjen 14 të Durrësit.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, kur 43-vjeçari me inicialet Xh. L., banues në këtë zonë, dyshohet se pas një konflikti me bashkëshorten e tij, 38-vjeçaren A. L., e ka goditur atë me thikë në pjesën e kokës.

Gjatë konfliktit është dëmtuar edhe vetë 43-vjeçari. Pas ngjarjes, të dy bashkëshortët janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas Policisë, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të përcaktuar dinamikën e plotë të konfliktit dhe për të dokumentuar ligjërisht ngjarjen.

Advertisement