Connect with us

Aktualitet

Zjarret përfshijnë Lurën dhe Bulqizën! Dy avionë “Air Tractor” hidhen në aksion

Dy avionë tip “Air Tractor” janë angazhuar nga ajri në operacionet për shuarjen e zjarreve në Parkun Kombëtar të Lurës dhe në zonën Qafa e Helmës, në aksin Fushë-Bulqizë–Selishtë.

Avionët po ndërhyjnë në vatrat aktive, ndërsa paralelisht vijon puna e forcave në terren për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Ndërhyrja ajrore dhe ajo tokësore po zhvillohen në koordinim, me synim kufizimin e përhapjes së zjarrit.

Ekipet e angazhuara po punojnë për vendosjen e vatrave nën kontroll, ndërsa operacionet do të vijojnë në varësi të situatës dhe kushteve në terren.

Advertisement