Aktualitet
Shqipëria ngre 100 pika monitorimi për zjarret, thatësirën dhe përmbytjet
Vera e këtij viti konsiderohet si më e nxehta e dekadave të fundit në vendin tonë, por ekspertë të ndryshimeve klimatike thonë se vlerësohet të jetë më e freskëta krahasuar me ato që do të vijnë.
Efektet e ndryshimeve klimatike tashmë janë të prekshme, pjesë e të cilave janë thatësira, zjarret që kanë përpirë Shqipërinë, por shumë vende në Europë, si dhe përmbytjet në vjeshtë e dimër.
Në Shqipëri do të ngrihen 100 pika monitorimi për paralajmërim të hershëm të këtyre fenomeneve të natyrës.
“Nuk do të kemi vetëm të dhëna statistikore, por janë paralajmëruese me qëllim marrjen e masave”, u shpreh Enejda Rabdishta.
Në qershor të këtij viti Ministria e Mjedisit ka miratuar një plan Kombëtar për të marrë masa për t’u përshtatur me ndryshimet klimatike në sektorë që preken më shumë si bujqësi, transport, energjetikë, turizëm.
“Pyjëzime të reja, ngritjen e infrastrukturave që parandalojnë përmbytjen, orientojnë fermerët për kulturat që mbjellin”, tha ajo.
Ky plan kombëtar i ka kaluar si udhëzues të gjitha bashkive në mënyrë që të marrin masa të përshtaten sipas karakteristikave të territorit që administrojnë.