✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Studentët në rrugë, policia blindon selinë e Partisë Socialiste

Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e shtatë, ndërsa forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të shtuar për të përballuar zhvillimet në terren. Efektivët kanë rrethuar selinë e Partisë Socialiste, në një kohë kur dhjetëra studentë dhe të rinj vijojnë protestën, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protesta e sotme nisi në rrugën e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit, ku të rinjtë u mblodhën për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë. Pas përplasjeve me efektivët e policisë, protestuesit u shpërndanë nga zona, ndërsa zhvillimet vijuan në rrugët e kryeqytetit.

Ndërkohë, prania e shtuar e forcave të rendit pranë selisë së Partisë Socialiste tregon masat e marra nga policia në këtë ditë të re proteste. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa kërkesa kryesore e protestuesve vijon të jetë largimi i kryeministrit nga detyra.

Advertisement