Sport
Europa League/ Juventusi përmbys Celta Vigon në minutat shtesë, rrugën e rrjetës e gjen edhe një shqiptar
Juventusi ka marrë tri pikë të rëndësishme në transfertën ndaj Celta Vigos, në një ndeshje ku bardhezinjtë u detyruan të përmbysnin rezultatin për të siguruar fitoren.
Vendasit e nisën më mirë takimin dhe kaluan në avantazh në minutën e 18-të me Hugo Álvarez. Skuadra spanjolle arriti ta ruante epërsinë deri në përfundim të pjesës së parë, duke i dërguar italianët në dhomat e zhveshjes në disavantazh.
Në pjesën e dytë, Juventusi reagoi dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 58-të me Nick Woltemade, duke rikthyer ekuilibrin në rezultat.
Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt barazimit, Randal Kolo Muani shënoi në minutën e 90+2, duke përmbysur rezultatin dhe vulosur fitoren 2-1 për bardhezinjtë.
Me këtë sukses, Juventusi siguron tri pikë në Europa League, ndërsa Celta Vigo mbetet pa pikë nga një takim që e udhëhoqi për më shumë se gjysmën e kohës së rregullt.
Në përballjet e tjera, Benfika, Bërnmuth, Dinamo Zagreb, Ferencvarosh, Jagiellonia dhe Ren, triumfuan në shtëpi, ndërkohë që Olimpiakos dhe Beshiktash arkivuan 3 pikë të arta në transfertë.
Hoffenheim u mposht nga Besiktas me shifrat 2-3, ku rrugën e rrjetës e gjeti edhe Asllani në minutën e 68.