Sport
3.5 MILIARDË EURO PËR NAPOLIN, DE LAURENTIIS ZBULON PSE REFUZOI OFERTËN MARRAMENDËSE
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka zbuluar se ka refuzuar një ofertë prej 3.5 miliardë eurosh nga investitorë të Arabisë Saudite për shitjen e klubit italian.
Sipas tij, oferta ishte paraqitur rreth një vit më parë, por bisedimet nuk kishin përfunduar në një marrëveshje serioze.
De Laurentiis shpjegoi se nuk kishte ndërmend të tërhiqej nga futbolli dhe se ndiente përgjegjësi për projektin që kishte ndërtuar gjatë 22 viteve në krye të Napolit.
ntv.al