✦
Thinking ...
Connect with us

Sport

PORTIERI ITALIAN MERR PASAPORTËN SHQIPTARE, A PO PËRGATITET NJË SURPRIZË PËR KUQEZINJTË?

Portieri i Cagliarit, Elia Caprile, është pajisur zyrtarisht me shtetësi shqiptare, duke hapur diskutimet për një transferim të mundshëm ndërkombëtar drejt Kombëtares kuqezi.

25-vjeçari, partnerja e të cilit është shqiptare, ka qenë më parë i grumbulluar me Italinë, por nuk ka debutuar me ekipin e parë.

Federata Shqiptare po shqyrton situatën e tij në raport me rregullat e FIFA-s. Megjithatë, marrja e pasaportës nuk nënkupton automatikisht se Caprile do të përfaqësojë Shqipërinë.

 

ntv.al

Advertisement