Pinknews
CAPITAL T NUK TËRHIQET, MESAZH I FORTË PAS TELEFONATËS SË PËRFOLUR NGA POLICIA
Reperi Capital T ka reaguar publikisht për protestat studentore në Shqipëri, duke shprehur mbështetjen për të rinjtë dhe qytetarët që kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre.
Reagimi vjen pas publikimit të një audioincizimi që pretendohet se përmban një bisedë mes artistit dhe një personi që prezantohet si punonjës policie.
Përmes një videomesazhi, Capital T ka deklaruar se është mirë dhe se qëndrimi i tij në mbështetje të studentëve nuk ka ndryshuar.
Artisti është shprehur i shqetësuar për pamjet e dhunës gjatë protestave dhe ka theksuar rëndësinë që zëri i studentëve të dëgjohet.
ntv.al