✦
Thinking ...
Connect with us

Bota

STALLONE TRONDIT HOLLYWOOD-IN ME DEKLARATËN: E NDIHMOVA VAJZËN, PO, ËSHTË NEPOTIZËM!

Sylvester Stallone nuk është përpjekur ta mohojë atë që shumë personazhe të famshëm preferojnë ta shmangin publikisht: ndikimin e mbiemrit familjar në industrinë e filmit.

Aktori 80-vjeçar ka pranuar hapur se lidhjet dhe pozicioni i tij e kanë ndihmuar vajzën, Scarlet Rose Stallone, të marrë një mundësi në serialin “Tulsa King”, ku ai interpreton rolin kryesor.

Në një intervistë për USA Today, aktori i famshëm i “Rocky” e cilësoi këtë si nepotizëm, por mbrojti të drejtën e prindërve për t’u krijuar avantazhe fëmijëve të tyre.

Sipas Stallone, një prind dëshiron natyrshëm t’i hapë dyert fëmijës, por kjo nuk do të thotë se suksesi mund të garantohet vetëm nga emri i familjes.

Ai argumentoi se talenti dhe aftësia për të qëndruar gjatë në industri mbeten përgjegjësi e vetë aktorit.

Scarlet, 24 vjeçe, interpreton personazhin Spencer në serialin e njohur dhe pritet të marrë një rol më të madh në sezonin e katërt.

Deklarata e Stallone ka rikthyer një debat të vjetër në Hollywood: sa vend ka merita personale kur disa aktorë e nisin karrierën me dyert tashmë të hapura nga prindërit e famshëm?

 

ntv.al

Advertisement