Aktualitet
Përfitimet nga AUTOSOS në SIGAL. Dëshmia: Karroatreci erdhi në kohë rekord
Mes 16 mijë dëshmive konkrete të përfitimeve nga sigurimi në SIGAL vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2026, ne përzgjodhëm përvojën e Ermelindës, e cila, gjatë një udhëtimi në bukuritë e Alpeve shqiptare, në Valbonë, u gjend përballë një të papriture.Në një kthesë shumë të fortë, nga lagështia, makina rrëshqiti dhe u përplas me barrierën mbrojtëse prej betoni. Ajo pësoi dëme të shumta materiale dhe pamundësi lëvizjeje nga vendngjarja. Telefonata e parë ishte për të atin, i cili pasi u interesua për shëndetin e të bijës solli në vëmendjen e saj vlerën e sigurimit.
“E vetmja gjë që, në ato momente, më erdhi në mendje ishte të telefonoja babain tim, i cili menjëherë më pyeti nëse ne ishim mirë, nëse ishim vrarë apo nëse kishte ndodhur diçka me ne. I thashë që ne ishim shumë mirë dhe se e vetmja gjë që kishte ndodhur ishin dëmet materiale të makinës. Ai më tha që për makinën nuk kishte asnjë problem. Makina jonë është e siguruar me kompaninë SIGAL, me Full Kasko, e cila përfshin edhe Autosos. Në momentin që unë kuptova se përfshihej edhe Autosos-i, telefonova menjëherë kompaninë, e cila më vuri në dispozicion karroatrecin”, dëshmoi përvojën e saj përpara kamerave e reja.
Për cilësinë e shërbimit dhe aktivizimin e AUTOSOS shtoi një të dhënë me shumë rëndësi:“Ai (Karroatreci) mbërriti në kohë rekord, mund të them brenda 20-25 minutash. Erdhi në vendngjarje, ngarkoi makinën dhe u nis direkt drejt vendbanimit tim në Tiranë.”

Sigurimi AUTOSOS
AUTOSOS është një sigurim eksklzuiv i SIGAL Insurance Group, që në varësi të mbulimeve të përzgjedhura garanton:
Qendër kontakti 24/7 për informacion, rekomandime, këshillime teknike dhe asistencë orientuese përmes telefonit;
Riparim në vend për defekte të riparueshme, të tilla si: ndërrim gome rezervë ose rindezje mjeti ose zëvëndësim të baterisë etj, nëse zgjidhja mund të jetë e atypëratyshme. Sigurimi AUTOSOS mbulon shërbimin e ofruar.
Shërbim karroatrec, ku sigurimi AUTOSOS mbulon shpenzimet dhe transportin e mjetit me karroatrec deri në servisin ose vëndin e përzgjedhur nga klienti, ose deri në servisin më të afërt, në varësi të paketës AutoSOS të përzgjedhur nga klienti.
Për mjetet që udhëtojnë jashtë Shqiperisë, në të gjitha vendet e Europës, ofrohet shërbimet shtesë si më poshtë:
- Akomodim në hotel për drejtuesin dhe pasagjerët e mjetit
- Transport alternativ
- Zëvendësim i automjeti në rast aksidenti
Për nga shtrirja gjeografike, i siguruari mund të zgjedhë tre nivele: AUTSOS Shqipëri, AUTOSOS Rajon, ku përfshihet Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mal i Zi
AUTOSOS Evropë, ku përfshihet kontinenti përfshirë edhe Turqia, Britania e Madhe, Krimea, Rusia dhe Bjellorusia.
Rasti konkret i dëshmitares

Për të kuptuar në nivel të matshëm me shifra përfitimin e këtij sigurimi në rastin konkret, mjafton kjo e dhënë: kostoja e sigurimit të AUTOSOS është 30 euro. Kostoja e zhvendosjes me karroatrec të automjetit, nga Valbona në Tiranë, është 500 euro. Kjo zhvendosje u krye falas, falë këtij sigurimi dhe mbulimeve të përzgjedhura nga klienti në të.
“Të nesërmen, sapo dorëzova të gjitha dokumentet e dosjes sime në zyrat e kompanisë SIGAL, mora menjëherë një përgjigje. Inxhinieri erdhi pranë vendbanimit tim, aty ku ndodhej makina, për të kryer inspektimin e tij”, tregoi Ermelinda. Shërbimi karroatrec i aktivizuar në këtë rast nga AUTOSOS SIGAL e transportoi mjetin në vendbanimin e klientit. Për dëmin material të automjetit dhe në rikthimin e tij në gjendjen fillestare do të aktivizohet sigurimi KASKO.
“Jam pafundësisht e kënaqur me kompaninë SIGAL. Më dha një ndjenjë besimi dhe sigurie jashtëzakonisht të madhe”, kurorëzoi dëshminë e saj klientja.
Sipas raportit zyrtar të AMF për 9 muajt e parë të vitit 2026, 15871 klientë në sigurimet e jojetës, përfituan dëmshpërblime në masën totale prej 1.67 miliardë lekë nga SIGAL INSURANCE GROUP. 103 raste u dëmshpërblyen nga kompania në masën e 86.14 milionë lëkëve në sigurimet e jetës. Me thuajse 20 milionë euro dëme të paguara në 9 muaj, jetë dhe jojetë të marra së bashku, SIGAL Insurance Group mbetet kompania kryesore në pagesat e dëmshpërblimeve në industrinë vendase të sigurimeve.
0800 31 31 ose sigal.al, për ta blerë online këtë produkt ekskluziv të SIGAL Insurance Group