Pinknews
MOZZIK ZBULON MOMENTIN EMOCIONUES ME TË BIRIN, FOTOJA QË MORI VËMENDJEN E RRJETIT
Reperi i njohur shqiptar Mozzik ka ndarë me ndjekësit një fotografi të veçantë nga jeta familjare, pas ardhjes në jetë të djalit të tij, Oz.
Në imazhin e publikuar në Instagram Story, artisti shfaqet duke puthur këmbën e vogël të të birit, ndërsa fotografinë e ka shoqëruar me një zemër të kuqe dhe simbolin e duarve të bashkuara.
Ky është një tjetër moment që Mozzik ka zgjedhur ta ndajë publikisht nga përditshmëria si baba.
Më herët, partnerja e tij Lotina kishte publikuar një fotografi të reperit duke mbajtur në krahë vogëlushin.
Ardhja në jetë e Ozit ka sjellë një kapitull të ri familjar për artistin, i cili vazhdon të jetë ndër personazhet më të ndjekura të muzikës shqiptare.