✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

“Hiq dorë nga bashkia dhe delegoje te Arbër Hajdari”/ Veliaj zbulon si Gogu e “kërcënoi” në emër të Ramës

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar lidhur me takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në burgun e Fierit, i cili u shoqërua me debat për një mesazh që dyshohet se është përcjellë në emër të kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë publike, Veliaj mohon pretendimet se ka organizuar apo financuar protestat. Ai thekson se, pavarësisht kufizimit të lirisë, nuk pranon që t’i cenohet dinjiteti.

Veliaj ka publikuar gjithashtu një letër, për të cilën thotë se e ka shkruar vetë dhe se pasqyron të vërtetën e takimit me ministrin Toni Gogu, të zhvilluar të premten në orën 22:30.

Sipas pretendimeve të Veliajt në këtë letër, gjatë takimit Gogu i ka përcjellë disa kërkesa të kryeministrit Rama, që lidhen me protestat, mandatin e kryebashkiakut të Tiranës dhe marrëdhënien e tij me ish-deputetin Plarent Ndreca.

Postimi i Erion Veliajt:

Dua të siguroj socialistët se unë nuk e gjuaj shtëpinë time socialiste me gurë, por as nuk lejoj të gjuajë me gurë askush mbi dinjitetin tim.

Unë vërtet kam më pak liri sesa Kryeministri, por kam shumë herë më tepër dinjitet se ai.

Refuzoj haluçinacionet bolshevike që unë kam organizuar ose financuar protestat dhe e gjithë e vërteta e takimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, është kjo letër e shkruar me dorën time.

Sfidoj Kryeministrin e vendit të nxjerrë një provë të vetme për aludimet e protestave.

Ndryshe ik!

Letra e plotë:

E premte, ora 22:30�
Toni Gogu vjen në takim pas 20 muajsh.

TG: R ka bërë transferimin, urdhër që ky nga konvikt duhet të bëjë burg tamam dhe që personalisht është marrë dhe me lejen për spital, lejet për takime, deri te aksesi tek miqtë e familja.

R ka bypass TG dhe ka urdhëruar vetë transferimin e izolimin me këto 3 kërkesa:

  • Prano përfshirjen me Flamingot – Studentët ose do të shtohen akuzat për “prishje të rendit kushtetues” nga burgu e do bësh 100 vjet burg në 313 e 302.
  • Hiq dorë nga bashkia TR dhe delegoje (te Arbër Hajdari).
  • Mos u këshillo më me Plarent Ndrecën.

Advertisement