✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Pa përplasje, por me shoqërime të dhunshme/ Çfarë ndodhi para Kryeministrisë?

Gjashtë qytetarë janë shoqëruar nga policia gjatë protestës së zhvilluar këtë të hënë para Kryeministrisë, ku studentë dhe qytetarë u mblodhën për të kundërshtuar qeverinë Rama.

Sipas informacioneve, ndërhyrja e efektivëve ka ndodhur në përfundim të tubimit, teksa gjashtë personat po largoheshin nga turma pranë godinës së Kryeministrisë. Ata janë kapur nga policia dhe janë futur në automjetet e uniformave blu.

Protesta është zhvilluar në mënyrë paqësore dhe, sipas raportimeve, nuk janë shënuar incidente, akte dhune apo përplasje mes protestuesve dhe efektivëve. Megjithatë, policia ka ndërhyrë duke shoqëruar gjashtë qytetarët.

Deri tani nuk janë bërë të ditura arsyet e shoqërimeve dhe as rrethanat konkrete që çuan në ndërhyrjen e policisë.

Advertisement