Pinknews
Arbër Hajdari konfirmon pozicionin si opinionist, por Monika Kryemadhin kyç gojën
Shtatori dhe muajt në vijim zakonisht sjellin valën e madhe të kuriozitetit rreth spektaklit më të ndjekur në vend, “Big Brother VIP Albania”, dhe duket se lëvizjet e para kanë nisur zyrtarisht në rrjetet sociale.
Moderatori i njohur i emisionit, Ledion Liço, ka ndarë një foto në profilin e tij në Instagram ku shfaqet në ambientet e shtëpisë më të famshme, shoqëruar me mbishkrimin: “Thonë që ju ka marrë malli…”.
Postimi ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe figurave publike, por ai që ka tërhequr më shumë syrin është komenti i Arbër Hajdarit.
I njohur për rolin e tij si opinionist në edicionet e kaluara, Arbëri i ka komentuar Ledionit: “O Zoteri a do te kem ty kte vit?”

Ky koment ka mjaftuar që ndjekësit të aludojnë se Arbër Hajdari do të jetë sërish pjesë e formatit këtë sezon, duke konfirmuar në një farë mënyre praninë e tij ose duke ngacmuar publikun dhe moderatorin për nisjen e edicionit të ri.
Hajdari është opinionisti më jetë gjatë i spektaklit i cili ka qenë pjesë e reality show-t që në sezonin e parë.