✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Shqipëria dhe NATO, mesazhi i Ramës pas takimit me Rutte

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në selinë e Aleancës në Bruksel.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoi takimin si të veçantë, duke vlerësuar njohuritë e Rutte për Evropën dhe vëmendjen e tij ndaj zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se gjatë bisedës mori vlerësime dhe inkurajim për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si dhe për angazhimin e vendit në përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO.

Në mesazhin e tij, Rama e përshkroi Rutte-n si një njohës të spikatur të Evropës dhe një mbështetës të Shqipërisë, ndërsa publikoi edhe një video nga takimi në selinë e Aleancës.

Advertisement