✦
Thinking ...
Connect with us

Pinknews

“Mos më prek familjen”/ Agravon në përplasje fizike sherri mes banorëve në “BBV Kosova”?

Tensionet janë rikthyer në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, ku Akili dhe Adriani janë përfshirë në një debat të ashpër, të shoqëruar me akuza dhe ofendime personale.

Përplasja nisi pasi Adriani akuzoi Akilin se po tallej me traumën e Arlindës, duke e quajtur atë “të pafytyrë”. Akili reagoi menjëherë, duke iu përgjigjur me një koment për burrërinë e tij. Më pas, debati vijoi me batuta dhe thumbime mes dy banorëve për gjatësinë dhe sjelljen e njëri-tjetrit.

Adriani e akuzoi Akilin se po kërkonte të tërhiqte vëmendjen dhe të krijonte situata për të qenë në qendër të diskutimeve gjatë spektaklit Prime. Ndërsa Akili reagoi duke i kërkuar të mos përfshinte familjen në debat.

Situata u tensionua më tej kur biseda preku familjarët. Akili i tërhoqi vëmendjen Adrianit, duke i kërkuar të mos përmendte më familjen e tij dhe duke theksuar se nuk do të bënte të njëjtën gjë ndaj familjes së banorit tjetër.

Nga ana e tij, Adriani u përpoq të sqaronte se nuk e kishte ditur se nëna e Akilit jetonte në Shqipëri dhe se nuk kishte pasur qëllim ta fyente apo të prekte familjen e tij.

 

Advertisement