Politike
Karakaçi prezanton buxhetin e Infrastrukturës për vitin 2027: 75.4 miliardë lekë…
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, prezantoi në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm projektbuxhetin e vitit 2027, i cili parashikon një fond prej 75.45 miliardë lekësh për sektorët që mbulon kjo ministri.
Gjatë prezantimit, ministri u ndal te investimet dhe projektet prioritare që pritet të financohen gjatë vitit të ardhshëm. Sipas tij, buxheti garanton financimin e plotë të ndërhyrjeve të planifikuara në infrastrukturë dhe energji.
Në një reagim në rrjetet sociale, Karakaçi theksoi se investimet do të përqendrohen në akset rrugore, si dhe në projektet e ujësjellësit dhe kanalizimeve në të 12 qarqet e vendit. Sipas ministrit, këto ndërhyrje synojnë zhvillimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.