Kronike
Njëri e përplasi me pasqyrë, tjetri e përplasi kur ishte rrëzuar/ Vdekja e 72 vjeçarit, dy shoferë në pranga
Pas aksidentit të ditës së djeshme në aksin Levan-Vlorë ku humbi jetën këmbësori 72-vjeçar Batjar Shaha, policia ka arrestuar dy drejtuesit e automjeteve.
Sipas policisë 58-vjeçari Agron Biçakaj e ka goditur fillimisht këmbësorin me pasqyrën e automjetit, duke e rrëzuar në rrugë, ndërsa më pas ai është përplasur nga një automjet tjetër, me drejtues 29-vjeçarin Enkjol Idrizaj i cili dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e dëmtimeve, 72-vjeçari ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Fier/ Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit A. B., 58 vjeç, dhe E. I., 29 vjeç, të dy banues në Fier, pasi dje, në aksin rrugor “Levan–Vlorë”, shtetasi A. B., dyshohet se duke drejtuar automjetin, ka goditur me pasqyrën e tij, shtetasin B. Sh., 72 vjeç, banues në fshatin Levan, këmbësor, i cili është rrëzuar dhe më pas është goditur nga automjeti me drejtues shtetasin E. I., i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e dëmtimeve, 72-vjeçari ka humbur jetën.
Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë